27 vjeçari ia vjedh portofolin të moshuarës në Prizren

0

Një 27 vjeçar është arrestuar  rreth orës 20:50 në rrugën “Kosova” në Prizren, i dyshuar për vjedhje.Ai dyshohet se ia ka vjedhur portofolin një gruaje të moshuar, në të cilin ajo kishte vetëm 58 euro.Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga Policia e Rajonit të Prizrenit.“Rasti ka ndodhur rreth orës 20:50 në rrugën ‘Kosova’ në Prizren. I dyshuari me vendim të prokurorit, është ndaluar për 48 orë”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *