E diela me ;Mimoza Gjetaj

0

ZOT I VETES PËRJETËSISHT

Pos zotit dhe shpresës

Mos i beso askujt

Se mbetesh udhëkryqeve

Si një siluetë hijesh

Që nuk ngjet me asgjë me ty…

Pos dashurisë dhe shpresës

Mos i beso askujt

Se mbetesh as në tokë as në qiell

Më afër humbje se fitores

Më larg dëshirës me afër dëshpërimit…

Pos guximit dhe shpresës

Mos i beso askujt

Se mbetesh jashtë gjithë asaj

Që je ti dhe synimi yt i gjëllimit

Për të qenë i lumturi i suksesit…

Pos hyjnores dhe shpresës

Mos ia dhuro veten askujt

Se mbetesh llamarinë e zhurmshme

Argëtuese e erës dhe e kotësisë

Kohë e humbur pas asgjësë…

Pos vetes dhe shpresës

Mos iu bindë askujt

Se mbetesh top bosh i lojës

Që përfundon vetëm me humbjen

Që mund t’ ia dhurosh vetes…

Me gishta në gojë po mbete

Pa ritmin e zemrës pa frymën e shpirtit

Do të dukesh si një karikaturë e bukur

Nga e cila do të frikohet edhe frika…

Pos guximit shpresës besimit bindjes

Për hyjnoren parajsën dhe zotin

Duhet të jesh zot i vetes përjetësisht…

Asgjë e përkohshme s’na duhet…

SI DIKUR ….

Përherë më vijnë në mendje

Kujtimet e atyre ditëve ..

Si një fëmijë i vogël

Mbështes kokën mbi xhamin e dritares

Dhe pëshpëritë atë që ndjej

Më mungon i shenjti im

Më mungon babë

Dhe malli nostalgjik i ditëve të fëmijërisë

Si ti dikur më merr për dore

Kur në një cep të dhomës

Më dhuroje dashurinë më të ëmbël…

Mbështetur bërrylin mbi tavolinë

Ulur në karrigen e vjetër

Mbështetur në prehrin tënd

Me puthje dhe përqafime me ëmbëlsi

Duke shikuar yjet ne qiell

Më zinte gjumi në prehrin tënd

Ku shihja ëndrrat më të bukura…

Edhe tash ëndërroj si vraponim rrugës për ne

Çezme (kështu quhet vendi ku hodhe shtatin ti )

Ëndërroj dhe melankolia dhe nostalgjia

Me brenë thellë në rrënjët e shpirtit… .

S’mundem më ta shoh atë vend si dikur

Atje prehesh i qete… e di !

Ai ishte vendi më i bukur i kujtimeve të tua

Dhe tani u be vendi i përjetësisë…

S’mundem jo …

Emrin ta shoh mbi atë pllakë të ftohët

Zemra me plasë dhe shpirti më bëhet copë….

Ah …..

Më i shenjti im, i përjetshmi im

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *