A janë të sigurta vaksinat kundër Covid-19 në Kosovë? Flasin nga IKSHPK
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dalë me disa përgjigje për pyetjet më të shpeshta lidhur me Covid-19 dhe procesin e vaksinimit.Në pyetjen se a janë të sigurta vaksinat kundër Covid-19 në Kosovë, nga IKSHPK kanë konfirmuar për sigurinë e vaksinave/ “PO. I vetmi shtet në rajon që ka dhënë vetëm vaksina të miratura nga Agjencia Evropiane dhe Amerikane e Barnave është Kosova. Këto vaksina janë Astra-Zeneca dhe Pfizer. Këto vaksina kanë sigurinë, cilësinë dhe efikasitetin, që e plotësojnë standardin evropian dhe atë amerikan”.