Çaste poetike në net kujtimesh nga ;Qazim THAÇI
Prizreni dhe dhembja e kujtimeve
_________________________________________
Prizreni, asnjëherë derën nuk e mbylli as për miq e jo-miq
Që ta kalosh Urën e Gurit e të çmallesh me atë të Lanetit
Zejet e dikurshme si relikt të kohës kujtohen bile edhe pushkatarët
E zambakët sikur sodisin këtë dynja dhe vrasin harresën e At-dheut
Prizreni, sikur vret Besën e Lidhjes, në shenjë trishtimi
Se i ikën bijtë këtij qyteti në heshtje, si në kohë kolere
E malli për Nanën Rukë, i ngjanë dhembjes së syrit
Athua si ti emërtojmë tani festat kur ska as erë simitesh
Me aspirinë shoqërojmë natën deri në agimin e festës
E sikur mallin e vendlindjes e bëjmë inat për ata që janë larg
Shushurima e Bushtricës ende respekton edhe vdekjet e dallandysheve
E profesor Nexhati kalit mitin e kalit duke dashur kaq shumë ritin e qytetit.
Gëzimi ,me ethet e Alpeve mat dashurinë e Vërrinit,si Bashkimi
Arbeni kujton Nanën e tim At në shenjë festimi
Kujtimet sikur policë bashkohor na orientojnë mendjen
Në At- dheun plotë dhembje e plotë trishtim ku na ikin ata pa kthim