Falet Kurban Bajrami: Tërnava bën thirrje për paqe, solidaritet dhe respektim të masave
Mesazhin e Kurban Bajramit e mbajti Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.Me këtë rast Tërnava tha se tha se Festa e Kurban Bajramit është një ndër festat më të rëndësishme për myslimanët.“Të nderuar besimtarë e vëllezër e motra sot bashkarisht po festojmë Festën e Kurban Bajramit. Kjo festë është një ndër festat më të rëndësishme, e cila vjen pas Haxhit dhe therrjes së Kurbanit”.“Edhe këtë vit për shkak të gjendjes pandemike nuk na është lejuar vizita në vendet e bekuara islamike, e prerja e kurbanit është devotshmëri e besimtarit. Prerja e kurbanit është obligim”, tha Tërnava.Tutje ai shtoi se begatia e kësaj feste është sofra e Bajramit dhe respekti e dashuria familjare dhe farefisnore.Ai ka bërë thirre për paqe, solidaritet dhe respektim të masave anti-Covid.