SI ZOG I HUMBUR

————————–

I vrazhët vështrimi, si nata

të prera fjalët, si shpata!

E mpirë buzëqeshja, si druri

kur bora vellon, i vuri!

Si dega, përtokë rënë

malli rrëmben, të hijes Hënë!

Zgavrēs së kraharorit pulson,

si zog i humbur, që strehimin kërkon!

JETA IME

——————-

Të dua pa frena

tē lirē si retë!

Të dua çunam,

pa pyetur për fetë!

Të dua si gjiri i tokës, bujare!

Të dua si mbi shpatat e malit, luftëtare!

Të dua, se me ty kam tē lidhur fatin!

Jeta ime, që se njeh mëkatin!

#IrenaHoxha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *