Në xhamitë e Kosovës, sot do të bëhet thirrje për vaksinim kundër COVID-19
Sot në të gjitha xhamitë e vendit, në ligjëratën e Xhumasë do të bëhet thirrje për vaksinim kundër COVID-19.Kjo është bërë e ditur nga Bashkësia Islame e Kosovës, e cila përmes një statusi në Facebook ka thënë se në kuadër të ligjëratës së ditës së xhuma, do të ftojnë që t’i bëhet thirrje xhematit dhe nëpërmes tyre familjarëve të tyre që t’i përgjigjen thirrjes së Qeverisë së Kosovës për vaksinim kundër virusit Covid-19.“Në kuadër të ligjëratës së ditës së xhuma (dt.23.07.2021) ftojmë që t’i bëhet thirrje xhematit (dhe nëpërmes tyre familjarëve të tyre) që t’i përgjigjen thirrjes së Qeverisë së Kosovës për vaksinim kundër virusit Covid-19, si dhe si masë parandaluese kundër infektimit me variantin e ri të coronavirusit, të ashtuquajtur varianti indian Delta, i cili paraqet rrezikshmëri shumë më të lartë për shëndetin se sa ai aktual’, thuhet në njoftimin e BIK-ut.Kujtojmë se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 333,705 doza të vaksinës.Deri më sot 99,377 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.