Fshatrat që ju paguajnë 28 mijë euro për të jetuar atje
Rajoni i Kalabrisë në Itali planifikon të ofrojë deri në 28 mijë euro, për maksimumi 3 vjet, për njerëzit që dëshirojnë të zhvendosen në fshatrat e saj, me shpresën për të rigjallëruar jetën dhe për të shtuar popullsinë.Për të përfituar këtë fond, banorët e rinj duhet të angazhohen për të nisur një biznes të vogël, ose duke pranuar oferta pune nga banorët vendas. Aplikantët duhet të jenë maksimumi deri në 40 vjeç dhe të gatshëm të zhvendosen në Kalabri brenda 90 ditëve nga konfirmimi i aplikimit të tyre.Gianluca Gallo, një këshilltar rajonal, thotë për CNN se të ardhurat mujore mund të jenë në kufijtë e 800 deri në 1 mijë euro, për dy deri në tre vjet. Alternativa tjetër, mund të jetë një financim i vetëm për të mbështetur fillimin e një aktiviteti të ri tregtar, restorant, bar, fermë rurale ose dyqan.Procesi i aplikimit pritet të nisë në internet në javët e ardhshme, ndërsa autoritetet kanë caktuar më shumë se 700,000 € për projektin