DHOMAT SPECIALE ALIAS TS DREJTË SHUARJES! –Shkruan:Gjeneral Hisen Berisha

0

      Propaganda e zhurmuesve qeveritar aktual, e ka provuar për vitet të tëra të na trumbetoj bindshëm se, TS u krijua me qëllime djallëzore të deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Po krekosen ende këta çiliminj debatikas se nuk do ta bënin gjykatën. Por, harruan se populli e mbanë në mend kur zotoheshin se nuk do ti dërgonin luftëtarët në Hagë dhe se do ta shuanin një gjykatë të tillë. E kur ndodhi që të arrestoheshin të dyshuarit e parë në kujtesën popullore mbeten fjalët “shko hasim shko”! Por, fakt i qëndrueshëm është se këto dhoma u krijuan për t’iu kundërvënë pretendimeve të Dick Martit, për veprat më monstruoze që i faturoheshin Kosovës dhe UÇK. Pati shumë lider të ndryshëm lokal e rajonal politik që u angazhuan në krijimin e dosjeve dhe përgatitjen e padive për individ të veçantë edhe me pretekste politike, pa e menduar mirë procesin e shqyrtimit gjyqësor të provave ku konfirmohet apo hidhet çdo fakt dhe demaskohen. Më pas këtyre dhomave në trajtën e Tribunalit Special për Kosovën iu shtuan kompetencat lëndore duke zgjeruar gamen e pretendimeve për penalizm. Sa më shumë që po shkohet drejtë përformimit të aktakuzave ndaj të izoluarve, po shihet se këto dhoma nuk kanë lëndë për gjykim dhe si të tilla me një pretekst të arsyeshëm duhet të shpërbëhen. Kjo do të ndodhe siç kam konfirmuar shumë kohë më parë me pretekst të arsyeshëm si p.sh., financiar. Me këtë i iket deklarimit turpërues për drejtësinë, se mungojnë provat deh ska aktakuzë. Kështu që detyrohen ti kthehen sistemit juridik të Kosovës për shqyrtim, pretendimet e ngritura. Pra sistemi juridik përkatësisht ai gjyqësor i Kosovës duhet të përgatitet për shuarjen e këtyre dhomave dhe procedimin me lëndët e ngatërruara në TS në Hagë me dëshmi e fakte nga prokuroret e Beogradit dhe argatët e tyre shqiptarë. E rëndësishme është se tendenca për të ndryshuar aktakuzat ndaj të izoluarve në Hagë që u bë lajm tanimë, duhet parë me kujdes në kontekst të aktakuzës kryesore që buron nga raporti i Dick Martit e miratuar edhe në Këshillin e Evropës. Kosova dhe trupa mbrojtjes – Avokatet e akredituar atje, duhet të luftoj për drejtësi në ketë temë që është ndër dëmet më të mëdha politike dhe diplomatike që i është bërë çështjes së Kosovës në arenën ndërkombëtarë. Nga publikimi i këtij raporti dhe aktakuzave çdo gjë është ndalur sa i përket integrimeve dhe njohjeve ndërkombëtare. Prandaj trupa e mbrojtjes atje ka një rol historik në pastrimi e identitetit tonë shtetërorë dhe vlerave më sublime mbi të cilat po ndërtohen vlerat e lirisë UÇK dhe lufta çlirimtare. Kurse për të etiketuarit dhe izoluarit në Hagë tashme do të kthjellet situata, natyrës së krimeve për të cilat mund të akuzohen apo supozohen si përgjegjës. Ku jeni ju zhurmuesit e Qershorit ’21, kur u demaskuan institucionet e Kosovës si presidenca , qeverisa e kuvendi që provuan ta kalonin në heshtje mos angazhimin për ofrimin e mbrojtjes në liri për të izoluarit në Hagë? E pra ka ende gjera të karakterit juridik, politik e diplomatik për të cilat do të skuqemi ditëve në vijim. Por, çështja është se ridizajnimi a nënkupton se aktakuza e publikuar në momentin më kritik për presidentin dhe çështjen Kosovës paskësh qenen një farse korruptive? Po qëndrimet e prokurorit Smith se nuk ka asnjë aktakuzë direkte për të arrestuar të caktuar si z. Veseli!? Pra mbi çfarë baze po mbahen të izoluar?! Kjo është situatë shumë e rend, ngase dukshëm vërehet se këtu s’ka drejtësi. Këto dhoma gjegjësisht TS duhet të shuhet ngase s’kanë akuzë. Njerëzit mbahen padrejtësisht në paraburgim, përderisa prokuroria deri në 3 Shtator, duhet të dorëzoj akuzën e përmirësuar. Këtë e urdhëron gjykata! Kjo do të thotë se s’kanë bazë për të nis gjykimi, ndërsa kërkojnë të filloj procesi gjykimit. E gjithë kjo dramë në dem të qëllimit të luftës sonë dhe themeluesve të UCK dhe shtetit të Kosovës. Shqetësimi nuk është më për individët atje jo. Por për drejtësinë dhe pandershmërinë e institucioneve tona politike, diplomatike, qeverisëse, juridike dhe vet shoqërisë “humane” civile. Për Ne ishte e qartë se “Një ditë lufta mbaron” kurse “Ne do bëjmë atë që na kërkohet”!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *