E diela poetike me poetin;Sahit Osmani
NUK DO TË KUJTOHESH
____________________________
Në asnjë kohë më nuk do të kujtohesh
mbete pemë e tharë anës lumit të freskët
aty ku degëve të njoma zogjtë thurnin kurorë
dhe lulet me aromën e tyre kundërmonin
Ti e mbolle vdekjen vetë i shkule rrënjët
fëshfëritja e gjetheve të pengonte qetësinë
gurgullimën e ujit të freskët doje ta shuaje
zjarr doje të ndizeshe shkëlqimi të kishte turbullirë