Më shumë të infektuar se të shëruar sot nga COVID-19 në Kosovë
Me asnjë rast të vdekjes, Kosova sot ka shënuar më shumë raste të infektimit me COVID-19 sesa të shëruar. Kështu bëhet e ditur në të dhënat e fundit të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, ku thuhet se 14 qytetarë kanë rezultuar pozitivë nga gjithsej dy mijë e 406 mostra të marra për testim. Ndërkaq, janë shëruar vetëm gjashtë qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 mijë e 597. Në total numri i rasteve aktive është rritur në 169. Në 24 orët e fundit janë dhënë 393 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 357.980 doza të vaksinës. Deri më sot 109.233 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.