Familja e Ahmet Hoxhës nga Randobrava ka hapur të pamje pas vdekjes në aksidentin e Kroacisë
Lajmi tronditës, për humbjen e jetëve të 10 bashkëqytetarëve të Kosovës nga aksidenti i djeshëm në Kroaci ku kanë vdekur 10 qytetarë të Kosovës e 45 të tjerë kanë marrë plagë të rëndë e të lehta. Në mesin e këtyre vdekjen e ka gjetur edhe Ahmet Hoxha nga Randobravë e Prizrenit i vitlindjes 1966. Kurse nga komuna e Rahovecit në këtë aksident vdekjen e kanë gjetur edhe Kujtim Kastrati nga Malësia e Vogël ish Radosta dhe Anjeza Bellanica nga Krusha e Madhe, janë dy viktimat e konfirmuara nga komuna e Rahovecit, për të cilët lumturia e ardhjes në atdhe u kthye në një hidhërim për gjithë të afërmit, të njohurit, dhe të gjithë ne. Lidhur me këtë rast kryetari i komunës së Rahovecit Smjal Latifi ka shkuar në vendin e ngjarjes, Kurse pas këtij kumti të trisht edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti bashkë më ministrat; Gërvalla, Sveqla dhe Vitija më helikopter të KFOR-it kroat kanë shkuar në spitalin e ku po trajtohen të lënduarit e aksidentit dhe në vendin e ngjarjes dhe nga atdhe ka falënderuar edhe qeverinë kroate për kujdesin që i ka kushtuar kësaj tragjedie. Kurse ne sot kemi shkuar në fshatin Randobravë për të pa e kontaktuar familjen e të ndjerit Ahmet Hoxha, Që nga hyrje në këtë fshat dukej fryma e një zie të dhembjes që kishte kapluar fshatin, Kurse familja Hoxha kishte hapur pamje dhe burrat e këtij fshati ishin mbledhur për të pritur ata që shkonin për ngushëllime, Ne kemi biseduar më djalin Ahmet Hoxhës i cili ka humbur jetën tragjikisht atje, I bri Valmir Hoxha , ii për Rtv ‘’Besa’’ tha se në ora 23 13 është dëgjuar me babin e tij dhe ata kishin plotë gëzime e hare ,sepse vinin bashkë me mikun ose thjeshtë me djalin dajës tim me Kujtim Kastratin që vinin në atdhe pas dy vitesh që nuk kishin qenë dhe prisnin të kyenin vadën e ndarë për darsëm.
Unë menjëherë posa morra lajmin për aksidentin e kam thirr në telefon , por ai nuk ma hapte telefonin, pastaj ne kishim shpresë së ai dot ishte në mesin e e të gjallëve, Dhe tek mbrëmë në ora 22-00 e mora lajmin për vdekjen, Sot kemi hapur pamje dhe kanë ardhur shumë për ngushëllime , por ishin edhe nga Ministria e punëve të Brendshme dhe nënkryetari i komunës së Prizrenit. Ai së fundi me një falënderim për të gjithë ata që kanë humbur më të dashurit e tyre i ngushëlloi, kurse uroi që të lënduarit të shërohen sa më parë e mos të përjetojnë këso dhembje. Kurse ne na ranë dy vdekje na vdiq baba si he djali i dajës pohoi ai. Ditën e sotme presidentja e vendit e ka sjellit dot zie.. Kurse kufoma pritet të vije në formë të organizuar shtetërore sepse të gjithë të aksidentuarit pritet të vijmë me procedurat shtetërore/rtv BESA