Kryetari i Rahovecit flet nga Vërmica: Për 15-20 minuta trupat e viktimave arrijnë në Kosovë

0

                                 Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smaj Latifi, është deklaruar për media para arritjes së trupave të dhjetë viktimave nga aksidenti tragjik në Sllavonski Brod të Kroacisë. Latifi ka thënë se ka shkuar në pikën kufitare për të nderuar viktimat e këtij aksidenti. Sipas tij, trupat e viktimave do të arrijnë në Vërmicë për 20 minuta dhe se pastaj thotë se do të dërgohen në morgun e Spitalit të Prizrenit, për t’iu dorëzuar më pas familjarëve për varrim. “Trupat e pajetë janë afër dhe dola në shenjë respekti mirënjohje dhe solidarzimi. Ne i kemi 10 qytetarë që kanë vdekur, dy janë nga komuna jonë. Njëra nga viktimat ëhstë 18-vjeçarja Anjeza Bellanica dhe 40 vjeçari Kujtim Kastrati nga Malësia e Madhe. Ata me siguri do të ndalojnë në morgun e spitalit të Prizrenit dhe do t’iu dorëzohen familjeve për varrim. Mendoj që për 15-20 minuta do të jenë në Vërmicë”, ka thënë Latifi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *