Arrijnë në Kosovë trupat e viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci
Kanë arritur në Kosovë trupat e dhjetë viktimave të aksidentit tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë. Sjellja e trupave të viktimave është bërë me tri vetura, nën përcjelljen e policisë. Prej kompanisë që po e kryen transportin kanë deklaruar se këtë po e bëjnë vullnetarisht. “Gjithë përgatitjet janë bërë nga kompania. Ne e kemi kry transportin vullnetarisht”, ka deklaruar një prej përfaqësuesve të kompanisë. Kujtojmë se nga aksidenti tragjik që ndodhi në Kroaci, mbetën të vdekur 10 persona dhe u lënduan 45 të tjerë .Kurse sot pritje ishte edhe kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi i cili me këtë rast ka bërë edhe publike se sot varroset Ahmet Hoxha në Randobravë si dhe Kujtim Kastrati e Anjeza Bellanica në Krushë të Madhe , të gjithë këto varrime priten të kryhën në orët e pasdites së sotme .