Shkon në 250 numri i raste aktive me Coronavirus në Kosovë

0

Me rritjen e rasteve të reja pozitive me COVID-19 është rritur edhe numri i rasteve aktive.

Së fundmi shifra e rasteve që vazhdojnë të jenë pozitivë me COVID-19 është rritur në 250.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, ku më tej ka informuar se në 24 orëshin e kaluar nga tre mijë e 669 teste të kryera, 58 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Me tre të shëruarit e kësaj dite, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.616, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga Coronavirusi kanë vdekur dy mijë e 265 persona.

Deri më sot 124.226 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *