Spitali i Prizrenit aktualisht ka 4 raste me covid 19, një rast i rëndë, tregon drejtori Avdaj

0

Tani shtimi i numrit të të infektuarve  tashmë në këto ditë të nxehta  vere ,ka nxitur të  gjitha  institucionet shëndetësore që të  apelojnë sa më shumë që  të rritet  vaksinimi i qytetarëve. Duke pa këtë situatë ne sot kemi  biseduar me drejtorin e  spitalit  rajonal në  Prizren dr Afrim Avdaj, i cili me këtë rast për Rtv ‘’Besa’’ ka treguar se  sot janë të  hospitalizuar në  këtë spital  katër pacientë , tre nga këta janë në infektiv derisa njëri është më rëndë dhe është  në Reminacion tregon drejtori Avdaj

Ai me këtë rast ka folur edhe për mundësinë e  përhapjes së variantit ‘’Delta’ e cila tashmë  ka  përfshirë edhe një  pjesë të  Evropës  dhe  pritet që të  jetë prezentë edhe në  Kosovë  ,andaj duhet shtuar kujdesin.

Kurse ai me këtë rast ka treguar se Spitali Rajonal në Prizren  është  duke punuar sipas  strategjisë që e  ka  pasur në fillim  të  fillimit  të  pandemisë . Prandaj, ky spital  ka edhe rezervarin me oksigjen dhe  ka të përgatitur të  gjitha masat nëse  do të ketë nevojë  ne do të jemi   në gjendje  gatishmërie  me  aparatura si dhe kuadro,

Po kështu ai dhen edhe mesazhin se kujdesi  duhet të jetë maksimal dhe  vaksinimi është shpëtim për  të ikur kësaj pandemie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *