Biden kërkon që secilit person të vaksinuar t’i ndahen 100 dollarë
Presidenti amerikan, Joe Biden, u ka bërë thirrje shteteve të ofrojnë nga 100 dollarë për të vaksinuarit kundër koronavirusit, si përpjekje për të rritur shkallën e imunizimit në Shtetet e Bashkuara. B iden po ashtu ka bërë publike kërkesën për vaksinim të punëtorëve federalë.Sipas të dhënave zyrtare, më pak se 50 për qind e banorëve të SHBA-së, janë të vaksinuar plotësisht.Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Biden ka thënë se masat e reja janë rezultat i përhapjes së variantit Delta të koronavirusit.“Njerëzit janë duke vdekur dhe do të vdesin, ndonëse nuk duhet të vdesin”, ka thënë Biden.Presidenti amerikan ka thënë se iniciativa monetare mund të duket e padrejtë për amerikanët, që veçse janë vaksinuar, mirëpo “të gjithë ne përfitojmë nëse më shumë njerëz vaksinohen”.Shtetet amerikane mund të marrin fondet nga Plani amerikan për Rimëkëmbje që ka vlerën e 1.9 trilion dollarëve.Biden ka thënë se Qeveria federale do të rimbursojë bizneset e vogla dhe ato të mesme, të cilat u ofrojnë punëtorëve ditë pushimi për t’u vaksinuar.Muajin e kaluar, një studim ka treguar se 99 për qind e vdekjeve me koronavirus, janë regjistruar në mesin e të pavaksinuarve.Rreth 70 për qind e të rriturve kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, sipas Qendrave për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.Mirëpo shkalla e vaksinimit dallon nga shteti në shtet.Aktualisht autoritetet amerikane regjistrojnë rreth 60,000 raste të reja me koronavirus në ditë, derisa numri i viktimave arrin deri në 2,000 në baza javore. /REL