Çaste me poetin ;Rexhep Hoti – Kthimi!
Helenë,
Të shoh tek e mbledh jetën në Perëndim,
E mëngjesi i freskët troket nëpër dritare;
Parisi është zgjuar si përherë e s’kupton,
Nga thellësia e qiellit po vije
Një epokë me trishtim.
Letrat shkasin nëpër studio,
Shkronjat nuk u binden dot gishtërinjve;
Ah, forca e tyre është tjetër lloj;
Çapitjet e Damës me frymëmarrje të shpeshtuar
Mbesin peng pranë kolltukut,
Vështrimi i heshtur është mbështjellë me shall për të mbramën herë;
Aty me kapelë në krye rri gjeniu!
Më kot fluturon aroma e kafesë nëpër kopshtin e «Luksemburgut»,
Në tryezën e Rostand-it nuk grith më lapsi i tij;
Askush nuk e thotë me gojë braktisjen e madhe,
S’duan parisienët të ndjellin zi.