Çaste poetike me poeten;-Zize Liza PEPSHI

Bëhu Sirenë
————————
Edhe pema u pjek nga dashnia
Dhe lulët u freskuan nga avulli që na mbuloj
Si puhi e leht vinte e jote hija
E unë ndjeja ngadal zjarrin që përvëlon.
Mos u zhyt në dallgët e trazuara
Në detin e qetë bëhu Sirenë
Dhe unë më notin tim të pushtoj me duar
E ti më mbështill dhe mos lësho zë.
Veç aty ne mund ta bëjmë folenë
Në detin tonë të thellë
T’mos lëm ziliqar t’na kurdisin kohën
Aty ku njeri dot s’na sheh
/QendraPress/