Kujtim Gashi, dhe Luljeta Veselaj Gutaj, anëtarë të Kryesisë së re të PDK-së
Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e Këshillit Drejtues për formimin e strukturave udhëheqëse të partisë, pas zgjedhjeve të brendshme.
Memli Krasniqi i ka propozuar Këshillit Drejtues, përbërjen e udhëheqjes së re të PDK-së.
PDK do të ketë katër nënkryetarë: Vlora Çitaku, Enver Hoxhaj, Uran Ismaili dhe Ramë Buja.
Ndërsa, emrat e rinj të Kryesisë janë: Bernard Nikaj, Donika Shahini, Adri Nurellari dhe Rashit Qalaj.
Përbërja e Kryesisë së re të PDK-së:
Bernard Nikaj, Donika Shahini, Jakup Nura, Bekim Qollaku, Nexhat Demaku, Evgjeni Thaçi-Dragusha, Sokol Bashota, Besa Kabashi Ramaj, Adri Nurellari, Rashit Qalaj, Zenun Pajaziti, Valdete Idrizi, Betim Gjoshi, Fehmi Mujota, Petrit Hajdari, Luljeta Veselaj-Gutaj, Blerand Stavileci, Muzafer Shala, Muhamet Haliti, Kujtim Gashi, Safete Hadergjonaj, Donjet Bislimi.