E diela poetike me poetin;Syhejl Havolli
UJËVARË DRINI
———————————-
O Shpirti im
kur i pashë lulet e vyshkura në saksi
m’u kujtua
Vaji i bilbilit mbyllur në kafaz
Në natën e vonë
pa hanë e yje
në kopsht kishte ardhur
kasapi i luleve
e kishte përgjakur shtatin
dhe shtratin e tyre
Pas kësaj gjakderdhjeje vrastare
dhe kërdi e paparë
kopshti u bë
kasaphanë e tmerrshme
U pikëllova
U mbusha plot helm e vrer
Që nga truri deri në të gjitha
Zgavrat e eshtrave
Ku mbet bukuria e luleve
Kur saksitë e blerta i vërshoi
Loti gjak
Si ujëvarë Drini faqeve.
19 korrik 2021