Çaste poetike me  poeten;-Violeta MALIQI

Screenshot

Melodi në ujëra

————————

Mbrëmja ra mbi liqen.

Uji mbante

një këngë të vjetër.

Erdhe ti.

Nuk të njihja.

Por bregu në mua

u tërhoq drejt ujit.

Në sytë e tu

u bëra heshtje,

një zog mbi sipërfaqe

që nuk dinte

nëse binte apo fluturonte.

Qëndruam pranë liqenit.

Pak fjalë.

Uji mes nesh

ishte plot.

Sikur dikur,

para këtij çasti,

të ishim njohur.

Zemra ime

e mbante mend.

/QendraPress/