“Më jep 5 mijë euro ose do të…”, 40 vjeçari shqiptar kërcënon të dashurën 10 vjet më të madhe në Itali

0

                                     Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi kërcënonte gruan me të cilën kishte një lidhje jashtëmartesore duke i kërkuar 5,000 euro.Në të kundërt, ai do i dërgonte familjes së saj një video intime që e kishte xhiruar gjatë marrëdhënies seksuale mes tyre.Ajo e kishte takuar rastësisht dhe kishte filluar të dilte me të. Edhe pse dinte pak për të, ajo i besonte dhe i pëlqente. Kurrë nuk ia merrte mendja se do të gjendej e kërcënuar dhe nën shantazh për një pamje filmike.Viktima e kësaj historie është një shqiptare 10 vjet më e madhe, e cila ishte e ve. Gjithçka dukej se shkonte mirë mes tyre deri të mërkurën e kaluar kur burri nisi ta kërcënonte duke i thënë:“Më jep 5 mijë euro ose i publikoj në rrjetet sociale dhe ia dërgoj familjes tënde”.Gruaja, e dëshpëruar, kërkoi ndihmë nga policia, shkruajnë mediat italiane. Për të vënë nën pranga autorin, policia i vuri një mikrofon 50-vjeçares, e cila do të takohej me shqiptarin për t’i dhënë paratë. Sapo ia dha, ai u arrestua nga policia ndërsa ishte me para në njërën dorë dhe një celular në dorën tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *