Çaste poetike me poetin:Syhejl Havolli
JETËS I JEP SHIJE
(Time grua për ditëlindje)
Të kërkova kaq shumë tek Hëna në qiell
Ndër lule të qëmtova pyll më pyll
Fytyrën tënde e ëndërrova diell
Shkëlqimin ta gjeta një natë në një yll!
Lule kaq mblodha për ty me dorë
Secila me më të mirën erë e ngjyrë
Trëndafil e vjollcë e luleborë
T’i putha në sytë në faqet në fytyrë…
Në zemrën time dhe në sytë gjithë jetë
Ke ngritur shtëpinë si një ëndërr hije
Derdh si me dorë nurin e buzëqeshje përjetë
Si Drini që rrjedh dhe jetës i jep shije… 14 gusht 2021