Çaste poetike me poeten;Valbona Ahmeti

0

Kujtime dashurie

————————-

Seç u ktheva tutje në kujtime

ditët e bukura të rinisë sime

n’kopshtin tënd çelnin trëndafila

m’i sillje tek dritarja ngjyrat më të mira

n’parkun e qytetit diku nën hije

aty të prisja ty të më vije

n’prehrin tënd mbështetja kokë

gishtërinjtë tu më prishnin flokë

edhe sot trëndafilat kur qelin

nostalgji kujtimesh vërdallë më sjellin

sot ca rrudha që kam në ballë

kujtime dashurie më sjellin për mall

Valbona Ahmeti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *