Dr.Afrim Poniku,emër që nderon Vërrinin e Prizrenit dhe gjithë Kosovën
Dr. Afrim Poniku, tashmë është më tepër se një emër e një mjek. Kjo për faktin se përkushtimi i tij ndaj profesionit e ka ngritur në piedestalin e profesionalizmit si kardiolog, të çmuar e të nderuar. Ky emër jo vetëm që nderon Vërrinin e Prizrenit, dhe gjithë Kosovën , por tashmë ky emër nderon edhe kombin shqiptar,sepse diti të nderojë pacientin, të nderojë profesionin e mbi të gjitha studimet e tija e bënë kaq të nderuar në Kosovë e të çmuar jashtë Kosove. Ajo që këtë doktor e bënë tashmë një lloj embleme të kardiologjisë është edhe fakti se ai mbetet një mjek idealist me përkushtim 100 për qind në Betimin e Hipokratit, duke sakrifikuar gjithçka nga vetja e tij në shërbim të shëndetit të pacientit.
Kualifikimi i tij Specialist i Mjekësisë Interne dhe Subspecialist i Kardiologjisë. Doktor i Shkencave Mjekësore,nuk do koment tjetër për moshën që ka e mbi të gjithë mbi idealet e tija që po i zbaton kudo që shkon. Aktualisht vend të punës e Klinikën e Kardiologjisë në QKUK, dhe Fakultetin e Mjekësisë .Por, ata që njohin dr Afrimin kuptojnë se profesioni i mjekut është vetë shenjti, sepse duke njohur punën dhe angazhimin e Dr. Afrimit atë pacienti e shijon. Emri i dr Afrimit, së shpejti do të jetë një vizë ambasadorike e paqes e dijes dhe e përkushtimit profesional në të ardhmen , këto e shumë fjalë edhe më miradije i dëgjon shpesh gazetari nga pacientë që janë shëruar tek Dr. Afrim Poniku /qendrapress.com/