Çaste poetike me poeten ;Ganimete Jakupi Demiri

0

VESET…

———–

Asnjëri nuk është perfekt,

Të metat e veta askush s’i sheh,

Edhe po t’ua thuash i injorojnë,

Nuk duan as mendimin ta dëgjojnë!

Do të qortojnë pamasë,

Edhe nëse i këshillon me mirësi,

Do të quajnë psikolog e filozof,

Të bëjnë të mos flasësh me asnjëri.

Veset e njerëzve nuk i heq dot,

As hoxhë e as pop,

Ato nganjëherë veç rriten,

Si kërpudhat pas shiut.

Të gjithë njerëzit kanë vese,

Disa të mira e të këqija,

Asnjëri nuk jemi njësoj,

Sikur dora me pesë gishta.

Ai që di të merr vese të mira,

I shërbejnë për një jetë,

Do t’i ketë dyert e hapura,

Në çdo derë që troket.

Veset i këqija bën me i dëgju,

Por jo vetë m’i praktiku,

Nëse jeta të sprovon me këso njerëz,

Duhet të dish si t’i kapërcesh.

Veset lidhen shpeshherë me njëra-tjetrën,

Bëhen zinxhir, herë keq e herë mirë,

Të dish t’ia mësosh njerëzve veset,

Do t’ia dalësh mbarë tërë jetën.

Ganimete Jakupi Demiri, Zvicër

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *