Çaste poetike të së shtunës me poeten:Ganimete Jakupi Demiri

0

TATUAZHI YT

——————–

Pas shumë kohe të pashë rastësisht,

Kishe ndryshuar s’të njoha aspak,

Në shpirt goditje më dhe,

Kur në krahërorin tënd tatuazhin pashë.

Emrin tim aty lexova,

Për një çast u shtanga e tërë,

Nuk dija s’e nga po shkoja,

Nga rrethanat m’u dashtë të ecja pa bërë zë.

Shikimi im mbeti tek ti,

Derisa u largova e s’të shihja me sy,

Ndonëse dashuria kishte marrë kahje tjetër,

Tatuazhi im si kujtim tek ti kishte mbetur.

Kuptova s’e dashuritë e mëdha nuk vdesin asnjëherë,

Copëzat e tyre në shpirt i ndjejmë,

Thonë s’e me kohë gjithçka humb,

Por dashuritë e mëdha asnjëherë nuk shuhen.

Si dhimbje (zjarr) dashuria ashtu edhe tatuazhi,

Edhe nëse do ta shlyesh përsëri dhemb,

Gjurmët do të mbesin në trup, shpirt,

Edhe nëse asnjëherë nuk I rrëfen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *