Çaste me poeten;Dea Basha -Nurshëm si vdekja
Nurshëm si vdekja (Shkrim Origjinal)
Akoma në skllavër
———————————————
Ngjitem drejt nxehtësisë joshëse të sentimentit
I errët por yjorë, si vetmia e braktisjes.
Njollat që lë pas zjarri i magjepsjes
Hipnotizojnë vajtimin e pashquar.
Dëlirësia shpërthen
Midis rrezeve të shkëlqyeshme të gjysmë hënës.
Padashur, një lutje qiellore bie në humnerë
Ky dënim etirik
Nuhat shijen e thatë të kënetave të zjarrta
Që mbysin pasione tokësore në copa të ngurta gjaku.
Megjithatë, asnjë ndëshkim i ashpër nuk mundet ta turbulloj siluetën tënde.
Plagët serafike që shkaktove nuk njohin keqardhje.
Shkëndijat e shkëlqyera të dashurisë
Përçajnë botët e botës së përbuzur.
Nurshëm si vdekja, ti je ndëshkimi im!
Sakrifikoj mendjen time të shenjtë në faltoren e përkujtimit
Për hirë të një kujtimi që ka për të rilindur.
Plotëso nevojat qenësore të këtij shpirti psikotik.
Të premton që nuk do të çmendet,
Ta garantoj,
Shpirti im nuk do të çmendet..!