Sejdiu kritikon ministrin Vitia: Fajësoi popullin për asgjësimin e 133 mijë vaksinave anti-COVID
Analisti politik Dardan Sejdiu, e ka kritikuar ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, i cili është njëherësh edhe kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës.Sejdiu tha se Vitia fajin për asgjësimin e 133 mijë vaksinave AstraZeneca ia la popullit.Ai theksoi se nuk mund ta konceptojë si e sheh qeverisjen dikush që i ka mbi 50 përqind.“Nëse thotë dikush se unë kam kaq vaksina, kam kontratë për 1.2 milion vaksina dhe për këto nuk na tregon një plan dinamik dhe nuk bën një fushatë vetëdijesimi dhe del pas dy muaj më vonë del dhe thotë më duhet t’i asgjësojë 133 mijë vaksina dhe fajin për këtë ia bartë popullit e kam problem të konceptojë dhe perceptojë si e sheh dikush qeverisjen që i ka mbi 50 përqind”.Dardan Sejdiu shtoi se pandemia mund të jetë edhe strategji e Lëvizjes Vetëvendosjes për zgjedhjet lokale.“Pandemia mund të jetë strategji fushate ku numrat fillojnë për të rënë, trendi i vaksinimit është i madh. Dhe mund të thuash pas një muaji ose një muaji ose një muaj e gjysmë kur ne futemi në vrullin e madh të fushatës se unë e kam menaxhuar pandeminë dhe e kam menaxhuar pandeminë mirë”, tha ai në Klan Kosova.Sot gjatë ditës ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, në një konferencë për media njoftoi se janë hequr nga përdorimi mbi 133 mijë doza të vaksinës AstraZeneca që ishin donacion nga Norvegjia.Vitia tha se shkaku për largimin e këtyre dozave ishte skadimi i afatit më 31 gusht