Çaste poetike me poetin:-Gazmend BEQAJ

Dasma

————————-

Të kujtohet Dashuria ime

Sa herë shkonim nëpër dasmat e miqve

Më thoje me dro më thoje ndër lotë

A do na mrrijë ymri edhe neve

ta përjetojmë këtë ëndërr një ditë

E ta bëjmë një dasëm plot shyhret e rritë

Epo… ja ku jemi Dashuria ime

Në magjinë e ëndrrës të kthyer në realitet

Dhëndri yll e dritë

Nusja që magjepshëm shndrit

Tavolinat plot miq e familjar

Një atmosferë e paparë

Me valle plot gëzim e energji

Me bekimin e Zotit

Me urti e dashni e përjetuam edhe këtë magji

/QendraPress/