Lëvizja Vetëvendosje erdhi në pushtet, në mënyrë të kontestueshme dhe atë duke kritikuar në mënyrë frontale ,e tash bene hargjime enorme
Shaqir Totaj kryetar i deges se PDK takon mediat dhe pohon”Lëvizja Vetëvendosje erdhi në pushtet, në mënyrë të kontestueshme dhe atë duke kritikuar në mënyrë frontale dhe arrogante, çdo gjë pothuajse pa sens të shijes së mirë edhe për gjërat të cilat nuk kanë qenë dashur as të kritikohen.
Premtonin hiç më pak se mrrekullira në çdo lëmi të jetës publike, ndërsa ajo që po ndodh në vazhdimësi, mund të jetë çdo gjë, por vetëm qeverisje e mirë JO, sepse në çdo lëmi të jetës publike, vetëm degradime kemi parë deri tani.
Aso kohe, kritikohej pothuajse fare pa të drejtë ish kryetari Muja për shpenzime të Komunës, të cilat krahasuar me shpenzimet që po ndodhin në kohën kur Haskuka po e udhëheq Prizrenin kanë qenë minimale.
Si argument themelor për keq menaxhim të buxhetit, janë shpenzimet e ndryshme të rritura tej mase, krahasuar me kohën kur në pushtet ishte PDK, ku në vijim do t’i paraqesim në mënyrë specifike ndër vite:
Llojet e shpenzimeve / Viti i ndodhjes | 2017 – PDK | 2018 – VV | 2019 – VV | |
1 | Shpenzimet e udhëtimit jashtë vendit | 882 | 19.619,28 | 21.320,00 |
2 | Meditjet e udhëtimit zyrtar jashtë vendit | 1.891,40 | 16.545,57 | 16.434,00 |
3 | Interneti | 6.459,59 | 15.530,37 | 12.504,00 |
4 | Shpenzime tjera telefonike VALA 900 | 21.454,21 | 32.593,86 | 38.052,00 |
5 | Karburante për vetura | 39.247,01 | 73.954,96 | 69.221,00 |
6 | Mirëmbajtja dhe riparimi i automjeteve | 27.910,41 | 67.543,31 | 96.789,00 |
7 | Mirëmbajtja e mobiljeve dhe pajisjeve | 9.248,86 | 38.112,22 | 43.829,00 |
8 | Drekat zyrtare | 6.957,70 | 38.009,22 | 48.628,00 |
9 | Akomodimi | 0 | 7.841,20 | 9.736,00 |
10 | Shpenzimet kontraktuese tjera | 97.538,71 | 2.325.747,01 | 2.163.620,00 |
11 | Shpenzimet postare | 1.112,51 | 32.255,25 | 38.621,00 |
12 | Furnizim me ushqim dhe pije (dreka jo zyrtare) | 11.275,27 | 41.121,10 | 31.062,00 |
Në vitin 2018 kemi pasur suficit buxhetor në vlerë prej: 2 731 779.00 €.
Në vitin 2019 kemi pasur suficit buxhetor në vlerë prej: 3 586 000.00 €.
Në total suficiti buxhetor për dy vite kap shumën prej: 6 317 779.00 €.
Shkaqet që kanë kushtëzuar paraqitjen e kësaj dukurie negative janë:
- Mungesa e vizionit dhe konceptit;
- Mungesa e kapaciteteve menaxhuese;
- Mungesa e programit lidhur me prioritetet qeverisëse;
- Humbja e kohës në tentimin për t’i kurdisur tenderët.
Për pasojë:
- 6.4 milion €, mbeten jashtë qarkullimit të bizneseve prizrenase.
- Mbeten mjetet e pashfrytëzuara që kthehen në buxhet qendror dhe mund të ketë pikë negative në lartësinë e buxhetit për vitet në vijim.
- Qarkullimi i parasë për ekonomi, është si qarkullimi i gjakut për njeriun, prandaj mungesa e mjeteve në qarkullim ka pasoja serioze.
Kur kësaj i’a shtojmë edhe shumë skandale tjera në: shëndetësi, arsim dhe prokurim, bëhet më tepër se evidente, se kemi të bëjmë me një mashtrim që Vetëvendosje po ja bën elektoratit, si në nivel nacional, ashtu edhe në nivel lokal.