Një polic në Prizren i infektuar me koronavirus,ku dhe dy të tjer në vetizolim

0

Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren, Shaban Osmanollaj tha se aktualisht në këtë rajon është i infektuar me Covid-19 një zyrtar policor dhe dy policë të tjerë me një zyrtar të stafit civil janë në vetizolim ndonëse rezultatet e tyre të testimit për Covid19 rezultuan negativ.

“Aktualisht e kemi një zyrtar policor pozitiv me COVID-19 i cili është duke u trajtuar në shtëpi, gjendja shëndetësore e tij është stabile nuk ka nevojë për panik apo shqetësim si dhe kemi edhe dy zyrtarë të tjerë në uniforma që janë në vetizolim dhe një zyrtar të stafit civil. Kanë rezultuar negativ por janë të obliguar të qëndrojnë në bazë të rekomandimeve të IKSHP-së”, theksoi Osmanollaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *