Sot dhe nesër do të jetë mot i ngrohtë.

Edhe ditët e para të javës së ardhshme do të jenë kryesisht me diell, kurse të mërkurën shumë ngrohtë.

Moti për ditët e ardhshme:

11.09 – Kryesisht me diell, pasdite me vranësira kalimtare. Përreth viseve malore nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu.

12.09 – Kryesisht me diell, herë-herë edhe me vranësira kalimtare, kryesisht të nivelit të lartë.

13.09 – Kryesisht me diell.

14.09 – Kryesisht me diell.

15.09 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë.

Temperaturat e ajrit do të luhaten përreth vlerave mesatare, me minimale që luhaten nga 10C deri 12C, e ato maksimale nga 26C deri 29C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 1-8m/s.

Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *