Mospërfillja e gazetarëve të Kosovës nga Edi Rama,në vete ka porosi jo demokratike- Shkruan;Qazim THAÇI gazetar Prizren
Vizita lamtumirës e kancelares gjermane Merkel, duke takuar së pari bashkëpunëtorin e kasapit të Ballkanit dhe shtetin e Serbisë e pastaj Tiranën, në vete ka pasur një mesazh jo të mirë për Ballkanin perëndimor. Sepse ajo këtë takim lamtumirës më mirë do të ishte të kishte bërë duke vizituar; Reçakun,Mehën ose Krushën e vogël, dhe me këtë formë do ta kishte arsyetuar luftën paqeruajtëse të KFOR-it dhe luftën e çlirimtarëve të UÇK-së, Njëherit do ta kishte bërë me dije edhe për faktin se vrasjet e pafajshme, Sepse ende janë të freskëta fotot e pamjet trishtuese derisa vriteshin fëmijë e gra shtatzëna. E duke kujtuar ata do shihej një lloj dënimi ndaj krimeve njerëzore e jo të fillohet më vizitë tek Vuçiçi , gjegjësisht tek kryesi i atyre krimeve në Serbi.
Por këtë vizitë me dashje ose pa dashje e rëndoi edhe fakti aspak demokratik bile edhe si gabim i rëndë i kryeministrit shqiptar Edi Rama, Ai edhe pse kishte kërkesën e disa medieve kosovarë për të pyetur kancelaren Merkel.dhe natyrisht se do ta kishin shumë pyetje me rëndësi, Edi Rama nuk e pa të udhës të mos ua japë të drejtën e pyetjeve. Diçka është e qartë dhe publike siç thotë populli’’Minarja nuk hyn në thes’’, prandaj gazetarëve kosovar assesi nuk ka kush ua mbyll gojën. E këtë gabim të kryeministrit shqiptar që e orkestroi përmes formës jo demokratike, faktikisht e dënojnë edhe të gjitha institucionet e gazetarëve të botës e padyshim se kjo na injoron më së shumti neve gazetarëve kosovarë .Askujt si bënë nder që ti jepet krah Serbisë. Pos kësaj po sot më ka ra të dëgjojë se Shqipëria një padrejtësi këtë verë e ka bërë edhe ndaj pushueseve kosovarë, sepse tashmë kemi fakte se agjencitë e Serbisë në bregdetin shqiptar në shumë hotele kanë pasur zbritje deri në 30 për qind më lirë se pushuesit kosovar, kjo vërtetë të bëjnë të mendon çfarë po ndodhë më Shqipërinë , çfarë po ndodhë me kombin tonë./www. qendrapress,com/