Mbi 7 mijë e 600 raste aktive me COVID-19

0

7 mijë e 635 raste aktive me COVID-19 janë në Kosovë.Momentalisht është trendi i uljes së numrit të infeksioneve dhe rritjes së atyre të të shëruarve.Kështu, Ministria e Shëndetësisë, gjatë ditës së fundit ka raportuar 173 infeksione dhe 1 mijë e 434 të shëruar.Ndërkohë, janë regjistruar edhe shtatë viktima të tjera si pasojë e Coronavirusit.Njëashtu, procesi i vaksinimit po vazhdon, 17 mijë e 634 vaksinime u kryen të martën.Tash janë mbi 740 mijë qytetarë që kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Ndërsa, 453 mijë e 760 të tjerë kanë përmbyllur procesin me dy doza.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *