Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga lokale shiu.Po në këtë ditë edhe zyrtarisht futemi në stinën e vjeshtës astronomike dhe me ketë rast do të ndodhë ekuinoksi vjeshtor (dita dhe nata do të zgjasin nga 12 orë).Temperaturat në ditën e parë të vjeshtës do të shënojnë rënie në të dy vlerat ekstreme.Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *