Sot pritet të kthehen në Kosovë trupat e viktimave të masakrës së Rezallës të zhvarrosur në Kizhevak

0

                             Viktimat e Masakrës së Rrezallës të zhvarrosura nga varreza masive në Kizhevak, Serbi, do të riatdhesohen sot në Republikën e Kosovës. Kështu kanë njoftuar nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur. “Komisioni Qeveritar i Republikës së Kosovës për Persona të Zhdukur, në koordinim me familjet, në vazhdimësi ka kërkuar që riatdhesimi i këtyre eshtrave të ndodhë sa më parë. Bazuar në raportet e identifikimit, eshtrat e zhvarrosura në Kizhevak iu përkasin shtatë identifikimeve të reja të nga masakra e Rrezallës si dhe dy ribashkimeve me eshtrat e zhvarrosura vite më parë nga varreza masive në Rudnicë, të Rashkës, Serbi”, thuhet në njoftimin e Komisionit ditë më parë.Riatdhesimi i mbetjeve mortore të viktimave do të realizohet në bashkëpunim me përkrahjen e familjeve, Institutit të Mjekësisë Ligjore, Policisë së Kosovës – Sektorit për Krime Lufte , Ministrisë së Mbrojtjes dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.Para arkivoleve të viktimave të masakrës së Rezallës, të zhvarrosura nga varrezat masive në Kizhevak të Serbisë sot në pikën kufitare në Merdare do të bëjë homazhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *