Ju prezentojmë poetin;Argjend HASANI
SHKRUAJ POET E MOS U NDAL
Shkruaj poet e mos u ndal,
me penën tënde të artë
që mbanë në duar,
me shumë mallëngjime.
Të buzqesh fytyra
si shkrepa mbi kok kohe,
vargjet tuaja qëndrojnë
për lexuesit shqiptarë.
Pena juaj poet, nuk ka ndalje,
këtë e di dhe shteti, mërgimtari,
këtë e di dhe qielli dhe retë,
shkruajnë, botojnë, udhëtojnë.
Shkruaj poet e mos u ndal,
shkruaj drejt pushtimesh
të hapësirave të reja,
duke shënuar rezultate.
Duke afruar fryte rrugë të reja,
e për të arritur edhe më
caqe, gëzime e hare,
bindje dhe më të thella,
së kaluari ura e ura e ura.
Mos u ndal poet,
mos u ndal, mos u ndal!
Ti ke anën e popullit
të pamposhtur asnjëherë,
ti ke anën e muzës së shenjtë!
Mos u ndal, as ti , njeri i thjeshtë,
se edhe ti je si pena e poetit,
krijuesit e shkrimtarit z. Argjend Hasani
që kurrë s‘ka ndalje…!
NË DJALL TË MALLKUAR
Çka tha?
Çfarë ka thënë?
Pse ka thënë?
Çka kishte dashtë të thotë?
Çfarë bëri?
Çka ka bërë?
Pse e ka bërë?
Çfarë kishte dashur të bëjë?
Ku ishe?
Çfarë bëje?
Çfarë thoje?
Ku do shkoje?
Pse do shkoje?
Në djall të mallkuar
Krye(bythë)grisurit beduinë
Bota iku para prore
Ne ngelëm “primitivë”.
Çka, çfarë
Ku dhe pse?
Ne vdesim kështu
Sepse kështu kishim LE!