Reporterët pa Kufij bëjnë thirrje për më shumë mbështetje për gazetarinë hulumtuese nga BE

0

                                         Reporterët pa Kufij bënë sot thirrje që mbështetja për gazetarinë hulumtuese të jetë një temë kryesore në samitin e ardhshëm të Bashkimit Evropian (BE) dhe Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga Sllovenia si udhëheqëse e Presidencës së BE-së .Raportimi nga gazetarët që hetojnë “histori të mëdha”, të tilla si korrupsioni dhe pandemia në Ballkanin Perëndimor, kërcënohet nga mungesa e një gjyqësori të pavarur dhe fakti që ata duhet të “konkurrojnë me dezinformimin”, thanë Reporterët pa Kufij. U theksua se respektimi i lirisë së shtypit, edhe pse kusht për anëtarësim në BE, nuk është në agjendën e samitit të mbajtur më 6 tetor. Është vlerësuar se asnjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk ka bërë përparim domethënës sa i përket lirisë së mediave, por përkundrazi, rezultatet tregojnë një përkeqësim të Indeksit të Reporterëve pa Kufij për Lirinë e Shtypit Botëror për 2021 në të gjitha vendet përveç Bosnje e Hercegovinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *