Anton Quni tregon detaje pas rezultatit zgjedhor,Totaj me ka ftuar ne telefon do të pijmë një kafe
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, për Rtv Besa ka folur për zgjedhjet lokale të së dielës, dhe rezultatin zgjedhor. Anton Quni në këto zgjedhje ka dyfishuar numrin e votave për LDK-në. Por ai në këtë garë ka pritur të shkojë në balotazh. Por rezulatet e nxorrën të tretin me radhë. insete Ai thotë se LDK-ja ende nuk ka marrë vendim për pozicionin e tyre në balotazhin e Prizrenit.“Ne ende nuk kemi vendim për pozicionin por tregoi se ka pasur një telefonat nga Kandidati Shaqir Totaj dhe do ta pijmë një kafe u shrehë ai .Quni deklaron se nuk kanë vija të kuqe me asnjë parti.”Nuk kemi vija të kuqe me asnjë parti”, tha ai. Por ai tha se ka pasur edhe më herët marrëveshje bie fjala të koalicioneve në qendër për të ndihmuar pastaj ne degët. Ai ka përmenduar se në Qevrinë lokale me heret kanë qene në koalicion me Haskukën, por pa asnjë shpjegim ajo bashkëqeversija ësnhtë prishur , pohoi ai. Insere .Komuna e Prizrenit nga zgjedhjet e 17 tetorit shkon në balotazh.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar 100% të votave në këtë komunë.Listës i prin kandidati nga radhët e LVV-së, Mytaher Haskuka, me 40.43%, duke pasuar me Shaqir Totaj.