Totaj për koalicionet: Shumë shpejt do t’i nisim bisedimet me partitë, s’kemi kufizime për askënd
Pas rezultatit të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit është kuptuar se edhe Komuna e Prizrenit ka shkuar në balotazh. Lëvizja Vetëvendosje me Partinë Demokratike të Kosovës do të ballafaqohesh sërish me 17 nëntor, shkruan Insajderi.Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj nuk po e hedh poshtë mundësinë e një koalicioni parazgjedhor, gjegjësisht bashkëpunimit me partitë tjera.Në përgjigje për Insajderin, Totaj ka thënë shumë shpejt do t’i fillojnë bisedimet.“Ne posa i kemi marrë rezultatet finale dhe tani jemi duke shikuar mundësinë qese pari të bëjmë analizën e kompatibilitetin të programit me partitë tjera”, ka deklaruar Totaj për Insajderin.“Nuk kemi kufizime në bashkëpunim për asnjë parti dhe se shpejti do ti fillojmë bisedimet. Pastaj do të kemi më të qartë situatën”, tha kandidati i PDK-së.Totaj është shprehur i bindur se ta rikthejnë Prizreni derisa theksoi se diferenca në vota nuk është e madhe.Mundësinë e një bashkëpunimi me PDK-në në Prizren nuk e ka përjashtuar as kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni i cili u rendit i treti si më i votuar apo 14,98% të votave.Quni në prononcim për Insajderi tha se tha se ende nuk kanë vendosur nëse do të futen ose jo në ndonjë koalicion të mundshëm.“E kam pas vetëm një bisedë telefonike me zotëri Totaj, por ende nuk kemi takuar asnjërën palë (LVVV, PDK) dhe ende nuk kemi vendim për opsionet e mundshme”, ka deklaruar Quni për Insajderin.Komuna e Prizrenit që dikur ishte bastion i Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet lokale të vitit 2017, ndodhi ndryshimi. Në krye të Prizrenit erdhi kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, i cili udhëhoqi këtë komunë për 4 vite. E në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, rezultatet e dërguan Haskukën në balotazh.Sipas rezultateve të bëra publike në faqen e KQZ-së, kandidati për kryetar nga LVV, Mytaher Haskuka, prin me 40.43 % të votave, duke u pasur nga kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj, me 31.10 % të votave të fituara.