Kur shpirti i vëllait kujton motrën nga ;Qendrim Serpil Beshi
Dashuria e vëllait për motrën
——————————-
Ty te mori Zoti,
Se te deshi pranë,
Te mori për engjëll,
Ndaj dhe bashke u ndamë…..!
Çdo dite kur zgjohemi,
sytë i lajme me lot,
akoma s`na besohet,
qe ike nga kjo bote.
Ne flasim me ty,
Për çdo nate me hëne,
një ylli ne qiell,
emrin tënd i kemi vene…!
Dhe tani nder vite,
nga larte do na shikosh,
sepse nuk u rrite,
S`munde te jetosh…
Por për ne,si engjëll,
do jetosh gjithmonë,
familja s`te harron,
je ne zemrën tone….!