Me shëndet të mirë do të rimëkëmbim ekonominë dhe do t i mposhtim sfidat
Sa pengohet ekonomia e vendit për shkak të kufizimit të lëvizjes së lirë nga ora .21.00 deri në orën 5 të mëngjesit? Mrs. Arta Zajmi,pohon;-“Situata e pandemisë ka ndikuar edhe në stagnimin e zhvillimit të ekonomisë.
Asgjë për këta muaj nuk rrodhi si me parë në momentin kur u kufizua edhe lëvizja e lirë e popullit.
Për muaj të tërë njerëzit bredhin por cdohere me kujdes të shtuar,me maska në fytyrë dhe me një gjendje psikologjike të ndjenjës së frikës duke e shmangur panikën aktuale.
Prizreni njihet për popullin e tij punëtor ndër vite andaj dukshëm për këta muaj ndikoi në rënie të ekonomisë situata aktuale e pandemisë.
Shitoret janë të hapura deri në orën 21 për shkak të kufizimit të lëvizjes së lirë.
Kjo situatë ndikoi në rënien e fuqisë blerëse te klientëve,andaj biznesi i vogël u tkurr në Prizren pa një pako të rimëkëmbjes ekonomike nga qeveria aktuale,thuajse është e pamundur që të zhvillohet ekonomia e vendit.
Edhepse shpresojmë se shpejti që kjo rënie mos të pësojë humbje të mëdha me punën dhe vigjilencën e një populli punëtor që e ka qyteti ynë ndër vite.
E rëndësishme është ta kalojmë këtë situatë që mbretëron për këta muaj.
Ne theks të vërtetë dua të cekë se ekonominë përsëri e rimëkëmbin njerëzit, por shëndeti është vlerë që në këtë kohë duhet t i kushtojmë kujdes të shtuar.
Me një shëndet të mirë për të cilin po luftojmë në këto ditë nga virusi tinëzar me mirë thënë armiku i padukshëm ne me punën tonë do ia dalim mbanë.
Të qëndrojmë stoike ndaj luftës me COVID-19. Me shëndet të mirë do të rimëkëmbim
ekonominë dhe do t i mposhtim sfidat e saj në kohe./qendrapress.com/