Kufizimet e lëvizjeve janë vendime të pamatura.

0

Sa pengohet  ekonomia e  vendit për shkak të kufizimit të  lëvizjes së lirë nga ora .21.00 deri në orën 5 të mëngjesit? Msc,Besnike Aliaj, pohon-“ Sa i përket kufizimit të lëvizjes së lirë nga ora 21:00 – 05:00, mendoj se është një vendim i marrë plotësisht i paqëlluar, pasi që gjatë natës nuk ka shumë lëvizje dhe nuk ka mundësi të përhapet virusi “Covid”. Ekonomia e vendit është dëmtuar 99% nga vendimet e pamatura të qeveritarëve pasi që asnjëherë nuk morën ndonjë vendim të qëlluar. Si psh. 1. A nuk përhapen viruset gjatë ditës kur qytetarët i mbushin kafenetë e ëmbëltoret e qytetit si të ishte një situatë normale? 2. A nuk përhapen viruset gjatë tubimeve të pritjes madhështore të Presidentit? 3. A nuk përhapen viruset duke udhëtuar nëpër pushime në mënyrë të pakontrolluar? Etj, etj… – Viruset përhapen duke ndaluar vëllezërit e Diasporës të vijnë në vendlindjet e tyre( duke ndaluar të hyrat ekonomike që gjithmonë e kanë mbajtur në këmbë Kosovën). – Viruset përhapen duke ndaluar ahengjet familjare( duke shkatërruar dhe falimentuar një varg të bizneseve), – Viruset përhapen ku do dhe kur do aty ku mbahen tubime të kundershtarëve politikë. Prandaj kufizimet e lëvizjeve janë vendime të pamatura. Kujdesi duhet me qenë gjatë gjithë kohës si natën dhe ditën. Ekonomia është shkatërruar pothuajse 80% dhe këtë do e kuptojmë edhe pak muaj më vonë, por do të jetë vonë. Populli shqiptarë po shkatërrohet gjdo ditë e më shumë nga zhgënjimet e njëpasnjëshme të pushtetit Lokal dhe Qendror./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *