Kryeministri shpërndan poste në Përzëren –Shkruan;Lim Duraj, veteran i UÇK-së
Përzëreni, apo Jerusalemi politik i LVV dhe PDK, ka shansin historik ta dominoj qeverinë Kurti 2 me poste zëvendësministrash e drejtorësh, në shkëmbim të votës. Myta, “akademiku” i llojit të vet i LVV në Përzëren, jo vetëm që nuk e Myti krimin e organizuar e korrupsionin, siç pati premtua Kryeqeveritari Kurti në fushatë, por është kthyer në “Mute” të asaj lufte. Me qindra afera korruptive e kriminale, disa drejtorë të hetuar e arrestuar për krime e korrupsion nga keq qeverisja, vjedhje të parasë publike, leje ndërtimi deri edhe në qëndren afariste “AJ”, nxitje të përplasjeve dhe urrejtjes ndëretnike, etj. Në vend të rikandidimit duhet të përballet me ligjin. Këto e shumë gjetje tjera, për Kryeqeveritarin Kurti, jo vetëm nuk përbejnë shkelje nga “akademiku” i LVV, por në shkëmbim të votës për të, kryeministri ofroi në Përzëren, ku si duket është bartur edhe me vendqëndrim gjatë kësaj fushate, ofroi poste zvministrore dhe drejtori. Shitblerja e votës, tani kur është interes i kryeministrit, nuk po konsiderohet krim. E bëri kryeministri këtë blerje kur zgjodhi presidenten, aleaten elektorale, kur bleu votën e z. Pacolli, znj. Grainca, dhe znj Reshitaj mu në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Nuk pati asnjë veprim nga drejtësia. Me blerjen e votave nga vet Kryeministri Kurti në Përzëren e kudo nëpër Komunat e Kosovës, ku LVV nuk fitoji në asnjërën prej tyre, po e përligj krimin institucional të blerjes së votës. Kjo duhet të vërë në veprim Prokurorin e shtetit, grupet parlamentare që përmes kushtetuesës ta detyrojnë në dorëheqje kryeministrin Kurti. Vendi duhet të udhëhiqet nga një Qeveri Teknike ekspertësh, me bazë të gjerë për një fazë transitore, të mjaftueshme për ti përmbyllur proceset politike në temat e brendshme me reformat dhe të jashtme me marrëveshjen finale me Serbinë dhe integrimet ekonomike, politike dhe të sigurisë./qendrapress.com/