Kosova nënshkruan marrëveshje 47 milionëshe për reformën e sistemit të ndihmës sociale

0

                                       Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Drejtori i Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci, kanë nënshkruar të martën marrëveshjen e financimit për “Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë”.Sipas ministrisë, kjo marrëveshje arrin vlerën deri në 47 milionë euro, ku investimet për përforcimin e sistemeve të ofrimit të mbrojtjes sociale pritet të jenë rreth 5 milionë euro, ndërsa shuma prej më se 40 milionë do të orientohet drejt përmirësimit të performancës së Skemës së Ndihmës Sociale.Më tej, MFPT-ja bën të ditur se nënshkrimi i kësaj marrëveshje shënon edhe zbatimin e masës 3.3 – Reformimi i Skemës së Asistencës Sociale, në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.“Ministri Murati vlerësoi lartë mbështetjen e Bankës Botërore në procesin e reformës sociale në Kosovë dhe theksoi se kjo marrëveshje ka një vlerë të lartë për Republikën e Kosovës duke marrë parasysh nevojën e përmirësimit të targetimit të politikave sociale drejt familjeve më në nevojë”, thuhet në komunikatën për media.“Plani i Qeverisë së Kosovës i jep rëndësi të madhe programeve sociale të cilat sigurojnë që të minimizohet varfëria dhe të zvogëlohet pabarazia ekonomike në vend. Andaj, marrëveshja e nënshkruar sot siguron që targetimi i këtyre politikave të bëhet në mënyrën më të mirë të mundshme dhe angazhimi i Bankës Botërore drejt këtij qëllimi është tejet i mirëseardhur”./Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *