Kurti: UÇK-ja ka qenë ushtria më transparente që ka njohur jo vetëm rajoni jonë ndonjëherë

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur  për temën e hapjes së arkivave të shtetit, duke thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës(UÇK), ka qenë ushtria më transparente që ka njohur rajoni ndonjëherë.Sipas tij, ka mjaft dokumentar e libra që janë tregojnë gjithçka për luftën e UÇK-së. “Nuk ka dokumentacion të UÇK-së që nuk është bërë film dokumentar, që nuk është bërë fejton…UÇK-ja është ushtria më transparente që ka njohur jo vetëm rajoni jonë ndonjëherë dhe në këtë kuptim krejt çfarë është dokument i luftës tonë çlirimtare, është, është arkivë e Kosovës sot, që ka qenë gjithmonë e hapur për UNMIK-un, Tribunalin e Hagës, EULEX-in dhe për publikun e gjëra”, u shpreh Kurti në ATV.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *