Çaste poetike me poezi nga ;Qazim THAÇI

0

Sytë e tu

——————–

Brenda syve tu shoh ëndrrën time

Sepse me duket se vetja ime është aty

Kur stina bëhet dyshe ne verë bëhet dimër e në dimër verë

Mas yllësin tënde me vogëlsinë time

E si të emërtojë këtë dashuri apo mallkim i them mikes time

Do të doja ti shoh ëndrrat tua në gjumin tim

Po të kisha Nanën ti them të më shpjegojë ato

Do të doja të shoh në jermit e mia

po ta kisha babanë ta pyes se ate për këto jermi

Lisat bartin erërat e erërat bartin e ëndrrat tona

Sa shumë jetuam e sa pak u dështëm i them syve tu.

____________________________________________________________

Atdheu im

——————-

Nuk është Kosova veç harta e vogël në globin tokësor

As nuk është sa dhoma ku bëjë natën gjumin

E shoh ëndrrat e vendlindjes

Atdheu është Forca e Flamurit

është kënga e Burrave legjendar

është gjaku i dëshmorëve

Atdheu është zëri i mbesave nipave e brezit të ri

Atdheu është Gjithçka më shumë se mund të mendojë unë

është gjithçka që ka ëmbëlsi e ka durim guri.

Atdheu është më shumë sa mali e druri më shumë se malli e dashuria.

______________________________________________

Jeta si siluetë

Kur lazdrueshëm në mëngjes luaj me Dimalin lojën symbyllas

___________________________________________________

Kujtimet

———————–

Kujtimet janë adresa që kanë shumë dashuri

kanë shumë dhembje e shumë mall prindor

Kujtimet janë si purpur ëndrrash nëpër kafka

E kanë adresarin e shlyer si fletorja e shitësit në dyqan

Kur mat dhembjen në shkëmbim të dashurisë

Trëndafilat rozë kanë kujtimin e shokut tim dëshmorë

Se ato nuk arriti të ia dërgojë të dashurës si kujtim kohor

Kujtimet janë si buka në trastën e bariut plak

Që masin mallin e fëmijëve të shkrepur bjeshkës

Për tufën e e për bukën e fituar me gjak.

Prizreni

Askush nuk e kujton ndryshe pos si një qytet me Shadërvan

Edhe profesorët pensionistë duke pi kafen e bërë llafin e politikës

As pa profesor Hamitin që gështenja shet dimrit e misër verës

As pa argjendarët që presin zezonën e dasmave

E as pa Urën e Gurit dhe hallin e besës së madhe

As pa Marashin plakë e Lidhjen e Besës Shqiptare

As pa kalanë e as pa teqetë e plotë-besimit

As pa minaret e ezanin e thirrur

As pa katedralen e as pa Sahat Kullën e kujtimit.

Prizrenin askush se kujton as pa Bushtricën tekanjoze

As pa mullinjtë e harruar e pa Zerenin poet

Prizreni që ka orën e e secilit në xhep

E mat shekullin me frymë qytetarie

Here me hak ,por jo me hile.

Askush se kujton as pa Gëzimin e as pa Çerkinin

As pa doktor Dautin e as pa Komandant Drinin.

Prizrenin e këngës e ëndrrës e fjalës e legjendës

Landovica

Euuu sa gjatë legjenda ka shku

për të dhënë emrin e këtij katundi

Aty ku thuhet se puqen trimëria e kujtimi

Aty ku thuhet se historia e lashtë u gatua me të renë

Lan do vi ilirët tek Jeremitë

Për të pasur histori në përroin e Zenel Agës

Për të madhështua shpirtin e heroit Hashim Gashi

Ehuu sa gjatë legjenda ka shku

E në vete ka ngrit mjegull mbi Pashtrik

Lan do vi tek Jeremitë

Dëshmorë e lavdi mbi Lan do vi.

Prizren, emër nëpër krisma

Pranverë me erë gjaku, kudo.

Kërcas,dhëmbët dhe zemra brufullon.

Duke lëshuar Prizrenin me erë gjaku kudo.

Si të të lë Prizren,bashkë me eshtrat e shokëve të mi.

Shtëpitë e bëra hi.

E si ta braktisi, O Zot këtë qytet.

Ku përballë forcat e armikut më nuk duken barrierë.

Kristaltë duken sytë me lot pastërtie.

E si të zgjohesh nga kjo dhembje plotë mallkim.

Kur fëmijët e mbetur shahen e rrihen për një krishkë bukë.

Si e thyhen qafën këta armiq, si pa kokë.

Kush po i shiton them o Zot…..

Gjaku i foshnjave keqas i ka zënë këta theqafësh

Heshtje krijojnë netët e Bartolomeut.

I them gruas këtu duhet të jemi.

I them Atdheut, Albulenës e Gresës.

Poetët nuk i vrasin, luftëtarët si merr plumbi..

Orë e pikëllimit, duket sikur me Sazanin mat

Dritën e ditës së Bartolomeut shqiptar.

Për dreq sot as profetët mëkatarë

Nuk i lamë në maj 1999 se nuk lëshohet

Ky qytet me erë gjaku kudo….

Sa më trishton heshtja e fëmijëve xinxar

Që heshtin sikurse lojëra më në botë s’ka

Humanizmi po vdes s’ka as qumësht as fasule

S’ka as vaj amerikane në “Nënë Terezë”.

Rrugët e heshtura shëtitje vetëm të tanksave

Në vend të korzos me plotë rini.

Nënën e nanës se si askujt buza pak n’gaz

Si shkon, pos lotëve të kristaltë si memec.

Askujt si shkon në mend as për lajme

As ti kujtojë së paku të vdekurit me

Ndonjë lutje fetare o Zot…..

Askush s’tregon as edhe një mahi

Pos secili mendon sa ters numrin 9 e 9 e 9-të

Kush pos këngëve jevgjish të Beogradit

Nuk ndien në sheshin e “Shatërvanit”.

I them Seles, a mbet kush pa u çmend në këtë qytet?

Ajo heshtur për herë të parë buzëqesh..

E më tha “as ti ende s’je çmendur, mendojë.”

Si askush s’tregon ndonjë barsoletë them me vete

E masë diellin me pëllëmbë dore si i luajtur mendsh.

As komandat “Drini” në telefon sot, nuk thirri, për të marrë mendimin e tij

Ku të shkohet kështu pa adresë, them si në agoni.

Kukësi gri ishte bërë derë pritje për ata që

Kosovën e donin si vatrën e tyre

Prapë them e ku të shkohet pa adresë.

Jevgjit e Beogradit shamizezë mbi kokë

Sikur xhelat kacavirren mbi gjoks femrash

Që s’bëzajnë sepse se dinë se do vdesin përsëri

Si ta lë këtë qytet me erë gjaku i them mendjes

Ku për të mbetur në jetë, duhesh bërë kufomë e gjallë.

Sa rrallë dëgjohet shqipja

Karshi këngëve jevge të Serbisë….

Të shkosh në Kukës në operacionin “Shigjeta”

Ishte i vetmi shpëtim nga kjo çmenduri e nga ky vërbim.

Prizren,30 mars, 1999./Kohë lufte në Kosovë/

Shtëpia që përtrihet për çdo dekadë

Shtëpia që fletë gjuhën e historisë

Në vete këmbëkryq për 14 dekada

Mat e çmat dhembjen dhe krenarinë

Sheshas flasim ,si dikur a jemi në shtëpinë tonë?

Dhëmbi nga Misiri,kënga nga Malësia e Tropojës

Mbajnë izon për këngën e Rrushe Rexhës

Ku breg Drini ja numëron plumbat në trup ,e plagët në shpirt

Po kënga nuk vritet o mik, bien zë nga Kruja

Rrushe Rexha në fund t’livadhit- Po bërtet si zanë prej malit

Kënga tash e sa vite këmbëkryq shëtit nëpër varre kohe

Tek Marashi,nën dritë rrufeje kalitet në brendi rrapi

Vasha me flokë të gjata e plagë nga Stambolli

Shtëpia që përtërihet për çdo dekadë

Ka dhembje koke nga murtajë e kohës

Prap mat e çmat sheshas për të gjetur eshtrat e parisë.

______________________________________________

Për gurin e betimit e pimë gjakun tonë

_______________________________________

Në Besëlidhje a lindin kopilë të kohës, pyesin historianët

Si ti them Abdylit , Ymerit,Sylemanit e shumë të tjerëve

Se Prizreni ende frymonë nëpër kohë me fener Bimbashi

Eshtrat e Musa Shehzades, po i kërkojnë në Lumbardhë

Ku ti gjejmë e të bëjmë gurin e besimit atdhetar

Diellit ti besojmë se ka jetë e shumë dashuri edhe kur bie shi

Në Prizrenin e vrapueses nga ajo lashtësi si Sozi Vereni

Bashkarisht të rrugëtojmë drejtë dhembjes të detit Jon

Tek kala e Kaninës të bëjmë betimin se gjakun tonë ta pijmë

Për të folur të parën gjuhë të këtij dheu që ende na mbulonë

E betimin ia japim si bekim për lindje e për vdekje deri në Atdhe

Ps. Poezia qe mori vendin e pare ne konkursin LSHP

————————————————————————-

Mik ullishtave rrugëtojmë

/Basri Çapriçit/

Atë natë kur kuptova se ike nga kjo botë.

Tërë natën kam shëtitur ullishtave të Shtojit.

Rrjetën e peshkimit e kam harruar në Bunë.

Kam shkuar te varri i Ymer Prizrenit.

Jam rrëfyer për vitin 1981.

Prapë shëtita Ulpianën, me Doruntinën kam biseduar.

Se legjendat e Arbërisë në gjysmë na mbetën.

Madhështia është letërnjoftim për At-dhe.

Atë natë kam pa yjet si kacavirreshin në kujtime

Për ti tharë lotët e Milazimit,Salihut dhe Naimes.

Dhe prap them madhështia është në zemrën tënde

Që kujtim ma e le në këtë botë.

Atë natë shëtita ullishtave me zemër të thyer.

Arbërisë do të i mungon pena, do i mungon

Zëri i ligjërimit profesor…….

_______________________________________________

DESHMORëVE TE VENDIT TIM

______________________________________

Zëri i dëshmorëve mbrëmë zëshëm

Nga mermeri këngën kishin nisur.

Drejtë nënave shamizeza për amanetin qëndisur

E motrat pikturojnë ylberin e dashurisë për vëllëzërit

Zgjuar vesova lotët e të gjitha nënave zemërplasura

Dhe kompozuam dhembjen për diellin

E kujtimet përvëluese te deshmorëve te vendit tim

Lapidari juaj dritë e lirisë dje shenjë e krenarisë sot.

Mbrëmë mblodha të gjitha ëndrrat e plagosura

Dhe qendisa kurorën e lirisë -O Bac u kry

Në Prekazin legjendar Adem Jashari na dha

këngën e fshehur në gji, këngën e lirisë.

Oj Nanë po si t’ju them dëshmorëve

kur më pyesin ku ikin.. ku ikin djemtë e ri?.

Ne gjakun dhe jetën e dhamë për liri

Që Kosovës ti japin frymë e dashuri.

Oj Nanë si ti them kur lot ndarje ka çdo shtëpi.

Bac prap po them u kry- si liria u shëndrrua ylber mbi TY

_____________________

PASH EMRIN TËNDË

———————————————————

Hap e përqark do i bie botës

Të shoh si vjeshta e vonë

Fletët e rrapit i përtokë në kalldrëm

Fletët me pamje hëne të ç’jerra nga agimi

Pash emrin tënde mos thuaj emrin tim

Se dy emrat bashkë i kam shumë meni

Pash emrin tëndë më thuaj

Kur spiunon dashurinë deri në tradhti

Shtëpia a të vibron si kujtim i largët

Për dashurinë në banka të gjimnazit

Flakadanë ulur shesh të shoh tuj vajtuar

Pash emrin tënd mos thuaj se në jetë ke dashuruar

E një ditë kur rrudhave të ballit ta lexojë dhembjen

Mos më thuaj se be, mbi be, e ke- pash emrin tëndë-

Po ikim nga kjo skenë barbare me fletë të zverdhura

Me frymën e Hamletit të pikëlluar në kalldrëmin e qytetit tim.

Pash(tri)k

Kur behari i vonë mugullon

E dimri hershëm mjegull lëshon

A mbetesh Pash(tri)k apo borxh i kërkon

Plakës vetëm tri ditë ta ngrin zanën

me gjithçka kish dhe s’di a mbetesh Pash-e trik

Atje ku kënga e jehut për liri kish ngjyrë ajri

Atje ku zëri për liri kish erë zjarri

Atje ku emri kish tri rrokje guri

Atje hienat nuk rrinë se vdesin në vetmi

Emri me tri rrokjet e një krisme

Nuk kanë as urrejtje as dashuri

Atje ka data, ka lindje, ka histori.

_______________________

Qyteti im

______________________

I rënë në heshtjen e historisë

I fjetur në ankthin e të sotmes

Gjethet e vjeshtës së vonë

Kanë zverdhur këtë qytet

I them mikut tim atje në Alpe

Gëzim, sa keq që ende s’po ndjejmë

Atdhun e lirë, atdheun e të dyve

I them shoq, kjo zverdhje na bëri akull

A mos vallë vdekja po bënë

folenë në këtë anarki kapërcimi.

Kur spo dimë të masim të mirën

E të veçojmë të keqen

Kjo zvedhje e qytetit tim

Na bëri akull në këtë rrugëtim.

Prizreni

————————

A është ai qytet I burrërisë

Ai qytet që kishte urën e Lanetit

Kush më tha për dreq ,se po ajo urë

U bë ura e dashurisë,

Po laneti kur ska qenë dashuri

A është ky qyteti im

Që në Besëlidhje lindin kopilët e kohës

Si ti them Abdylit e Ymerit

Se Prizreni ende frymonë.

Eshtrat e Musa Shehzades

Ku ti gjejmë e të bjëmë tyrben e besimit.

Diellit I besojmë se ka jetë e shumë dashuri

Në Prizrenin e vrapueses nga ajo lashtësi

Poezia

______________________________

Endrra plotë me dashuri

——————————-

Nëpër malin e Pikëllmës zanë malesh

Ka si ne përrallat ilire

Dionisi për dritë dielli

Me fjalën e dhënë Arbërie

Shesh ulemi për ti pa syte

E Kaninës si e mba mbretëreshën Heronë

Masim një mall të dheut nënë

Për një fjalë të dhenë

Se nëpër ëndrra ka plotë dashuri

———————————-

Molla

_____________________________

Kush tha se Molla e Kuqe

Ka ëmbëlsi atdhetarie

Po cfarë shije ka mollë e Çamërisë

Ecim bashkë nëpër zjarrin

E Arbërisë sikur zjarrin e Abetares

Konstadini sonte fletë si gjethi I vjeshtës së vonë

E nëpër gjeografinë e zemrës matet e dashuria e kombit

Mat e ç’mat dhembje kemi në Alpet e Gëzimit

Kemi dhembje në Sharrin e Bedriut

A më jepni leje për Pavarësi

__________________

Nëntë plagë të Gjergj Elez Alisë

Kur shërohen bëhet festë thotë Iliri

Të rrugëtosh ka Olimpi shqiptar

Ka shumë zjarr e shumë hi por pak dashuri

Atdheut tim I mungojnë

Eshtrat e martirëve, këngët për dëshmor

Atdheut tim ende I mungon AND-ja vdekjes

I mungon…I mungon..bile edhe zëri është çjerrë

Edhe qytetit tim I mungojnë shumë

Nëntë emra, nëntë djem, nëtë këngë

Nëntë e nëntë këngë festash këngë lirish

Rapullimë e Lumbardhit me petk shprese

Nga koha e peligrinazhit si binar treni I nëntë

Atdheu nuk është stacioni për udhëtarë

Vetëm një fjalë prej guri mat e ç’mat dhunti

Për të bërë mëmdhenë duhet mendjar..

Dëshmori

/Përkushtim për prof. Xhemajli Berisha/

________________________

Ai me sy kah dielli

——————————

Me flokë të krehur në të djathtë

Sikur mat dhembjen e Kosovës

Për lirinë e vonuar kaq gjatë

Nëna e puth në mermer

Si i gjallë i duket, e bëjnë bisedë

Si Nënë i bir për lirinë e vonuar

Për bijtë që lanë gjymtyrët istikameve

Ai me sy kah dielli, e me sy kah Shqipëria

Vdekjen e pëçmonë si një hije

Sepse atdheut ia dha jetën pa frikë

Dëshmori në memer e me shikim në horizont

Na bënë kaq shumë ta duam lirinë

Edhepse ende shumë të vonuar.

Vjeshta e qytetit tim

Gjethet e zverdhura si hënë e lënduar

bien shesheve për të krijuar hartën e dhembjes

Qielli i lartësuar mat bukurin e qytetit

për të shpjeguar shëmtinë tonë.

Skaj reve të kësaj vjeshte

Pakufishëm eci në horizonte

Ajo me trëndafil të prekur nga bryma e hershme

Shkruan ditarin e Ana Franikut prizrenas.

Skaj reve në horizont me plotë vrerë

Vjeshta shkund dërdëllitë e vitit

Sheshi me kujtesën e mileniumit

Mat e ç’mat kujtesën e historisë

______________________________

Shtëpia

—————————-

Gabimisht turistja Ema Shmit

ngatërron datat e ribërjes

Kur sheshas fotografinë retushon

Me një Gebels të kësaj ane

Ehh me gabimin e dhembjes

Sikur harron historinë e Shtëpisë

Aty eshtrat e atdhetarëve otoman

Errësojë diellin si rikthim në kohë,

Shtëpia me dritare ka dielli

Me derë ka përendemi

Brenda ruan Fjalën e Besën

Për Konstatinën e Doruntinën

Kur bryma vjeshtës djeg lulet

E rrugëtimi nuk kërkon busulle

Prapë Fjala e Besa mbeten peng

i kësaj shtëpie e peng i këtij trolli.

NANA

——————-

Saherë nis ditën kujtojë zërin tëndë

Kujtojë atë shikim që më thoshte shumë

Saherë kam dhembje trupore e shpirtërore oh Nanë them

Kush më mësoi të dua kaq përkushtimisht

Jeta apo librat e lexuar nuk e di.

Por,trishtohem kur shoh ëndër se më nuk jeton

Saherë ma mbulojnë fotografinë dhe sytë tu

Mendja më errësohet se më duket se humb në hapësirë

Kujtojë atë zë që më dhembje thotë, e ku ke humbur o bir.

Kujtojë natën e fundit dhe dhembjen që kishe bashkë me zjarmi

Kujtojë kur thash se sonte,këtu do rri dhe pengun që me le

Jo shko pusho eja nesër herët se kam me të thënë diçka,

Por para agimit të muajit maj i dhe lamtumirën kësaj bote

me buzëqeshjen në fytyrë e nur të ndritur si dritë hëne.

Vi rrallë te varri jo që s’dua, por,saherë vi më duhet të qajë

Saherë vie më duhet të them se sa shumë të dua Nanë

Saherë vijë e di se të përloti syt e ty edhe ndër varr

NANë,as një varg s’ka mundësi më përshkrua dhembjen

As dashurinë,as humbjen se ti përfundimisht je në zemrën time.

Siluetë e përditshme je në syt e mi

++++++++++++++++++++++

VENDLINDJA

_______________________

Ka pak kujtime nga gjithë jeta ime

Librat janë djegur bashkë me fotografitë

Kujtime askund veçse gurit në mes

Oborrit dhe xhaxhallarëve të mi

Mbi hirin e librave është mbjellur

Një mollë që as nuk rritet as nuk thahet

Mbi kroin e shtëpisë kanë mbirë hithra

Që as nuk djegin as nuk farojnë

Mbi themelet e shtëpisë pushon dhembja

Shtëpia me themele prej guri

As për ankand të mëhallës s’ka mbetur

Aty flejnë mijëra eshtra mbretrishë

Dashnorësh, atdhetarësh, poetësh, spiunësh

Jo realisht – veçse në hirin e librave të djegur

—————————————————–

Sonte

——————–

I nisa vargjet rrugës

Se Çamërisë drejt Akropolisit

Me porosinë që n’Tepelenë

Të qojë pak ujë Qafshtane

E pak mall Prizreni

Në tempullin e diellit në Athinë

Dhuratë pret zemra e kurdisur e dashurisë

Sonte, ngrisë dollinë e vetmisë

Në ishullin e Atdheut për shumë

Mall e shumë dashuri

A matet kënga e mallit?

A matet kënga e dhembjes?

A shuhet dëshirë e zemrës?

Tani kur akrepat e orës puthiten

Pyes ndjenjën e vargut

Për një kaltërsi deti

E për një fjalë mëmdheu

Sa shumë dashuri ka mes njerzëve.

NUK MUND TË MOS VDESË PËR YLLËSIN TUAJ

========================================

Përkushtim për Bekim Fehmiun

Sonte, në teatrin tim shpirtëror

Të ndajë rolin kryesor

Bekim, jo për madhështinë tënde.

Por,për amanetin tendë unikat

Bekim, sonte edhe mund të dehem

Mes tempullit të kryeengjujve dhe rrapit

Mund edhe të jem maestro finok

Por, nuk mund të mos vdes për yllësin Tuaj

Bekim,si rrugëton i vetëm kah Joni

Si ndritë Arbërinë,pas Moisiut

Si ndanë dhembjen e kombit

Mes shqipes e madhështisë.

Bekim, po lulet e Prizrenit

A amshohen deri në Adriatik

Kur Onufri të fal sy Odiseu

E të mungon kënga e Vaçe Zelës.

Bekim,jo për madhështinë tënde

Por,për ndjenjën e shpirtit tim

Të fal kryerolin e sofrës sime

I pavdekshëm deri në yllësi.

/Përkushtim për prof. Xhemajli Berisha/

________________________

Ai me sy kah dielli

———————————–

Me flokë të krehur në të djathtë

Sikur mat dhembjen e Kosovës

Për lirinë e vonuar kaq gjatë

Nëna e puth në mermer

Si i gjallë i duket, e bëjnë bisedë

Si Nënë i bir për lirinë e vonuar

Për bijtë që lanë gjymtyrët istikameve

Ai me sy kah dielli, e me sy kah Shqipëria

Vdekjen e përçmon si një hije

Sepse atdheut ia dha jetën pa frikë

Dëshmori në mermer e me shikim në horizont

Na bënë kaq shumë ta duam lirinë

Edhepse ende shumë të vonuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *