Policia në 2018-ën ofronte 5 mijë Euro për kapjen e Leotrim Latifit që sivjet u la i lirë për të kryer grabitjen e armatosur në Prizren
Policia e Kosovës sot ka arrestuar Leotrim Latifin njëri prej të dyshuarve kryesor për grabitjen e të martës në një argjendari në Prizren ku mbetën të plagosur dy pronarët e argjendarisë, babë e bir.29 vjeçari, Leotrim Latifi nuk e kishte këtë grabitje të parën. Ai ka kryer edhe 19 grabitje të tjera të armatosura. Në vitin 2019, Latifi ishte arrestuar në Mal të Zi dhe ishte ekstraduar për në Kosovë ku dhe do të duhej të përballej me drejtësinë. Por, kishte ndodhë e kundërta. Pasi ai u lirua këtë vit nga paraburgimi, e u bë pjesë e një grabitje tjetër të rrezikshme, e që për pasojë pati edhe dy viktima të plagosur.Madje dikur për arrestimin e tij Policia e Kosovës, kërkonte informacione të cilat do të paguheshin 5 mijë euro, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.Më 11 dhjetor të vitit 2018, Policia e Kosovës përmes një njoftimi kërknte bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e tashmë 29 vjeçarit, Latifi dhe dy personave të tjerë.
Policia e Kosovës ofronte atë kohë shpërblim 5.000 (pesëmijë) euro, për cilin do që jep informacion lidhur me lokalizimin e të dyshuarve për grabitje.Ata po qëndronin në një shtëpi pushimi në Batllavë, kur e dashura e tij postoi në Instagram një “Story” ku u panë tabelat e veturës së të dyshuarit.
Kjo është kërkesa e Policisë e shpallur më 11 dhjetor 2018:
“Prishtinë, 11 dhjetor 2018 – Ju njoftojmë se për rastet e veprave penale të grabitjeve Policia e Kosovës me të gjitha njësitet e saj relevante, është angazhuar në hetimin dhe arrestimin e të dyshuarve që dyshohet të jenë të përfshirë në këto vepra penale. Deri tani policia ka identifikuar dhe i ka futur në kërkim policor tre persona të dyshuar për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit mund të jenë të implikuar në rastet e grabitjeve që po hetohen.Policia e Kosovës është duke punuar në mbledhjen dhe analizimin e të gjitha fakteve dhe dëshmive relevante për të zbuluar sa më parë këto raste dhe të sjell të dyshuarit para drejtësisë.Megjithatë për lokalizimin sa më të shpejt të kryerësve të këtyre veprave penale, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve, që mund të kenë informacion për vendndodhjen e tyre dhe për këtë ofron shpërblim 5.000 (pesëmijë) euro.Kjo kërkesë është bërë në konsultimit dhe koordinimit me Prokurorin e rastit dhe Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, pasi që të njëjtit këta persona të dyshuar, konsiderohen me rrezikshmëri të lartë dhe aktualisht gjenden në arrati.Andaj për ta ndihmuar lokalizimin e vendndodhjes së tyre si dhe për ta mundësuar kapjen e tyre policia kërkon bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve. Çdokush që ka informacion për ta, t’ia kaloj ato policisë përmes linjave emergjente 192 ose në info@kosovopolice.com.Policia e Kosovës për qytetarët që ofrojnë informacion, do të garantoj konfidencë të plotë”.
Dosja kriminale e Leotrim Latifit e Ibrahim Qadrakut
Për historinë kriminale të Leotrim Latifit sot ka shkruar Gazeta Reporteri.net.
Aksioni i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës për kapjen e Latifi u krye në ora 6 të mëngjesit të ditës së sotme.
Pos tij Policia ka arrestuar edhe të dyshuarin tjetër, Ibrahim Qadraku dhe një person të tretë i cili nuk është identifikuar ende.Gazeta Online Reporteri.net mëson se arrestimi i Qadrakut është bërë në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.29 vjeçari, Leotrim Latifi konsiderohet një nga personat më të rrezikshëm në Kosovë, i cili një kohë të gjatë ishte në arrati. E kur u kap nga policia, ndonëse recidivist, ai këtë vit u lirua nga paraburgimi.Ai në vitin 2018 ishte shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi ishte i përfshirë në hiq më pak se 18 raste të grabitjeve me armë.Në vitin 2019, Latifi ishte arrestuar në Mal të Zi dhe ishte ekstraduar për në Kosovë ku dhe do të duhej të përballej me drejtësinë. Por, kishte ndodhë e kundërta. Pasi ai u lirua nga paraburgimi, e u bë pjesë e një grabitje tjetër të rrezikshme, e që për pasojë pati edhe dy viktima të plagosur.Për gjatë kohës sa ndodhej në arrati Latifi, disa herë ishte paraqitur drejtpërdrejt në rrjetin social “Facebook” duke u tallur me Policinë e Kosovës, shkruan Reporteri.net.Policia tha se tre personat e prangosur për tentim-grabitjen në argjendarinë në Prizren janë nga rajoni i Prishtinës dhe se kanë të kaluar kriminale.
Cak i grabitjeve të armatosura të Latifit bashkë me një grup bashkëpunëtorësh tjerë, Prokuroria e Shtetit pretendonte se kanë qenë : “Teb Banka”, “Kep Banka”, “NLB Banka”, “Slovenia Petrol”, “Hib Petrol”, “Star Club”, “Star Kazino”, “Cazino Star”, “Albi Mall”, kazino “ACT”, bastore “ACT”, kazino “Eurogame”, kazino “Las Vegas”, “IP Petrol”, kazino “Kojota”, lokali “Apex Club”, “Lloto Sport”, si dhe motel “Flamingo”.I njohur për grabitje të armatosura është edhe i arrestuari tjetër Ibrahim Qadraku. Ai ka qenë i akuzuar për dy grabitje të rënda në hotelin “Swiss Diamond”, dhe për grabitjen e një në filiali të bankës “TEB” në Prishtinë.Grabitja në hotelin në qendër të kryeqytetit, në të cilën përveç Qadrakut, ishin të përfshirë edhe nëntë persona të tjerë, sipas aktakuzës kishte ndodhur më 28 maj të vitit 2014 rreth orës 03:50. Kurse në bankën “TEB”, grabitja kishte ndodhur më 1 qershor të po të njëjtit vit.Grabitësit, sipas aktakuzës, në hotelin “Swiss Diamond” kishin marrë stoli të çmueshme në vlerë prej 199.530.00 euro, ndërsa në bankën “TEB” grabitën 39.930 euro.
Për grabitjen në “TEB” në qershor të vitit 2014, ai ishte shpallur fajtor dhe ishte dënuar me gjashtë vjet burgim, shkruan Reporteri.net.Përveç dënimit me burg, i akuzuari Ibrahim Qadraku së bashku me tre të akuzuar të tjerë, kanë pasur t’i kompensojnë dëmin bankës “TEB” në shumën prej 39.930 eurosh.
Edhe Policia e Kosovës sot ka folur për të kaluarën kriminale të dy të dyshuarve dhe lidhjen e tyre me grabitje tjera të armatosura.“Tre të dyshuarit janë nga rajoni i Prishtinës, të cilët në bazën e të dhënave kanë të kaluar kriminale madje edhe në fushën e grabitjes, përdorimit të armëve. Kanë qenë në burg, janë me procedente kriminale dhe tani po i zbardhim edhe motivet e tyre për këtë rast”, tha drejtori i policisë së Prizrenit në konferencë.Njëri nga të dyshuarit është arrestuar mbrëmë ndërsa dy të tjerët janë arrestuar sot. Për të njëjtit është parashtruar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente.Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, në konferencë tha se nga nata kur ka ndodhur tentim-grabitja, policia është angazhuar maksimalisht për identifikimin e të dyshuarve.
Si ndodhi grabitja e së hënës mbrëma në argjendarinë në Prizren?
Pasditen e së hënës, tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në një argjendari në Prizren, ku kanë tentuar të grabisin stoli ari.Të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të pronarit te argjendarisë dhe djalit të tij, të cilët kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave.